Ambasadori i BE-së ,Szunyog: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me veprimet të KPK-së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.

“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, ka shkruar  në një postim në Twitter ​Szunyog.

Ai ka thënë se jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Komisioni për Rishqyrtim i KPK-së më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022. /V.Thaçi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close