Ambasadori i SHBA-së reagon pas ​votimit për kryeprokuror nga KPK-ja

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror, duke thënë se mënyra se si KPK ka zhvilluar procedurat e përzgjedhjes ka dëmtuar besimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri që të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.

“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar diplomati amerikan.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarë të Ambasadës amerikane, morën pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm, por prania e tyre si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit, ka shtuar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close