Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, deklarohet i ati
Avni Dehari ka thënë se është në pritje të rezultateve “sikurse të raportit të parë” për vdekjen e Astrit Deharit, djalit të tij, i cili vdiq më 5 nëntor, 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ai ka thënë se presin rezultatet e njëjta si të ekspertizës së parë.
“Jam duke hyrë në seancë por shumë shkurt po them presim rezultatet e raportit të parë. Për çdo gjë tjetër që keni drejtohuni te avokati”, ka thënë shkurt Dehari për FrontOnline.
Sot në Prokurorinë Speciale ka arritur ekspertiza shtesë për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari.
Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Ekspertiza e Institutit te Mjekësisë Ligjore te Lozanes ne Zvicer e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes se Astrit Deharit”.
“ …Hipoteza e vetëvrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tone, te përfshira me një dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”, thuhet në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.
Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta./paparaci
Comments are closed.