Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

ATSH-DPA/ Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pezulloi sot Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për shkak të raporteve për “shkelje të rënda dhe sistematike dhe abuzime të të drejtave të njeriut” pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Propozimi i udhëhequr nga SHBA-ja mblodhi 93 vota pro, 24 vende votuan kundër dhe 58 vende abstenuan. Për të pezulluar Rusinë nga këshilli prej 47 anëtarësh, ishte e nevojshme një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve me të drejtë vote, ndërsa abstenimet nuk llogariten.

Rezoluta për të pezulluar Rusinë nga organi më i lartë i të drejtave të OKB-së u prezantua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Këshilli prej 47 anëtarësh është i vendosur në Gjenevë. Çdo shtet anëtar në organ zgjidhet për një mandat tre vjeçar.

Rusia mbetet zyrtarisht anëtare deri në fund të mandatit të saj, por ka humbur të gjitha të drejtat e këtij anëtarësimi. Vendi nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në seanca, as si vëzhgues.

Në historinë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, vetëm një vend është përjashtuar, Libia e dëbuar në mars 2011 për represionin e saj brutal ndaj protestuesve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close