Koeman sërish trajneri i kombëtares holandeze

ATSH- Federata e Futbollit të Holandës (KNVB) ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me Ronald Koeman, i cili do të marrë përsipër kombëtaren e vendit nga viti 2023.

KNVB në një deklaratë njoftoi se me Koeman (59) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2023 deri në Botërorin 2026.

Më tej theksohet se Louis van Gaal, i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti, do të drejtojë kombëtaren në Botërorin “Katar 2022”. Pas Kupës së Botës, Koeman do të marrë përsipër kombëtaren holandeze.

Van Gaal, dy ditë më parë në një program televiziv njoftoi se kishte kancer në prostatë.

Në karrierën e tij të deritanishme, Koeman ka drejtuar një sërë klubesh, përfshirë Ajax, Benfica, PSV Eindhoven, Valencia, Feyenoord, Southampton, Everton dhe Barcelona ​​si dhe ka drejtuar edhe kombëtaren holandeze.

Koeman ka qenë më parë trajner i Holandës në periudhën 2018-2020.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close