Jasharaj(SBASHK): Ky është alarm i fundit
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” mysafir i programit është ftuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili foli për protestën e sotme që do të mbahet në koordinim me BSPK-në.
“Ngjarja e sotme, në të vërtetë, është alarm i fundit për Qeverinë, ngase është pritur gjatë në përmbushjen e kërkesës sonë, e cila është minimale, të thuash, për të ecur më tutje”, u shpreh Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Ai më tutje sqaroi mënyrën dhe qëllimin e protestës së sotme.
Jasharaj, më tej, theksoi se që nga nëntori i vitit të kaluar është pritur në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.
“Ministri Sveçla na ka premtuar se me përfundimin e shkurtit, do të përfundojë versioni i parë i Ligjit për Paga dhe muaji mars do të jetë takimi me sindikatat për të dëgjuar zërin sindikalist”, deklaroi, mes tjerash, Jasharaj, duke shtuar se, “nëse nuk dëgjohet zëri i sindikatave, i bëj thirrje Qeverisë që mos të lodhet kot me përpilimin e ligjit, se atë ligj e konsiderojmë që nuk është i yni”.
Më tej, Jasharaj deklaroi se, në rast të gjetjes së një pajtueshmërie mes palëve për Ligjin për Paga, në të ardhmen nuk do të kishte ndonjë problem të kalibrit të tillë çfarë është sot.
“Në fakt, kërkesat tona në të ardhmen do të ishin në përmirësimin e kushteve të punës e jo për paga”, deklaroi Jasharaj.
Comments are closed.