Kryebashkiaku i Kievit ,Klitschko falënderon shqiptarët: E çmojmë shumë ndihmën tuaj

Kryetari i Komunës së Kievit dhe ish-bokseri i famshëm, Vitali Klitschko ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, derisa thekson se populli ukrainas nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tyre në këto ditë të vështira, transmeton Gazeta Metro.

Në një mesazh të transmetuar Vitali Klitschko ju drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe Kryebashkiakut, Erion Veliaj duke çmuar maksimalisht mbështetjen e saj politike dhe ndërkombëtare për Ukrainën.

”Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike,” tha Klitschko.

Ai më tutje shtoi se prioriteti kryesor i Ukrainës është ta ndalojnë këtë luftë të pakuptimtë që është duke ndodhur që disa javë dhe të ndalojnë vrasjen e qytetarëve nga forcat ushtarake ruse.

”E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, theksoi ai.

Kujtojmë se sot qytetarë të shumtë nga Shqipëria së bashku me disa qytetarë ukrainas janë mbledhur në një manifestim për t’u solidarizuar me luftën në Ukrainë. Në marshim ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. /gazetametro.net

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close