BE-ja paralajmëron kushtëzimin e zgjerimit me qëndrimet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian i ka dërguar vërejtje serioze Serbisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, duke thënë se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë.
Serbia është i vetmi shtet i rajonit i cili nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha gjatë një konference për media tha se “BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e BE-së, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së.
Comments are closed.