Manastirliu: Brenda mandatit, do të rrisim pagat deri në 40%

ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Kongresi i Partisë Socialiste ku po mbahet paneli i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh se politikat e qeverisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë të orientuara drejt kujdesit të atyre që kanë më shumë nevojë.

“Ne e reformuam duke ndërtuar një program të vërtetë të mbështetjes sociale, ndihmës ekonomike, garantuam një sistem transparent të aplikimit dhe mbështetjes nga ky program”, tha Manastirliu.

“Garantuam që jo vetëm masa e ndihmës ekonomike të rritet, por 2022 dyfishoi masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, trefishuam masën ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror dhe gratë e trafikuara dhe dhunuara”, shtoi Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të rriten edhe me 40% gjatë këtij mandati, teksa nënvizoi se autonomia spitalore do të eleminojë abuzimet në sistemin shëndetësor.

“63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do të vijojmë ti rrisim pagat edhe këtë vit për mjekët dhe infermierët duke filluar nga 1 korriku, pavarësisht vështirësive ne do ta çojmë deri ne fund zotimin tone dhe brenda këtij mandati do të rriten deri ne 40% dhe nuk do të ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin e sistemit spitalor do të mundësojë që stafet tona do të paguhen sipas performancës. Por ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve.Autonomia spitalore është praktika që do të çoj në eleminimin e çdo abuzimi në sistemin shëndetësor”, theksoi Manastirliu gjatë fjalës në panelin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Kongresin e PS.

Më tej, Manastirliu tha se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alternativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas. Por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po”. NE do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pajisjeve mjekësore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close