Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë mbi 16 muaj:Serbët duan të më vrasin

Një hetim ka nxjerr se ish-Raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty është duke jetuar nën mbrojtje të lartë.

Ai sipas një hetimi të Focus, është i kërcënuar me vdekje me elemente radikale nga shërbime të inteligjencës së Serbisë, transmeton KlanKosova.tv.

“Më 18 dhjetor 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia ku jam informuar që jam i kërcënuar me vdekje dhe më është thënë se menjëherë do të vendosesha nën mbrojtje të rreptë të policisë”, është shprehur Marty, raporton RTS.CH.

Sipas Fedpol ai llogaritet se është nën rrezik të shkallës së pestë, apo maksimum, prandaj i është dhënë mundësia për ta ndryshuar edhe identitetin dhe adresën.

“Shkalla e pestë është ajo për zhdukje, por unë këtë e përjashtoj. Kështu që deri më sot kemi mbetur në një shkallë shumë të lartë: shkalla katër”.

“Kërcënimet vijnë nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të cilët i kanë kërkuar botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjeshtë për t’ua vënë fajin kosovarëve” .

“Ka veteranë të cilët specializohen për urdhërvrasje, vrasje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për ta vrarë dikë”, ka shtuar ai.

Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës./klankosova

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close