Kievi: Ushtria ruse ka humbur mbi 19 mijë ushtarë

ATSH- Forcat ruse kanë humbur 19 100 ushtarë në luftën Rusi-Ukrainë, së bashku me 151 avionë, 136 helikopterë dhe 705 tanke, njoftoi Ushtria ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, në një deklaratë me shkrim raportoi të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën në Ukrainë nga 24 shkurti deri më sot.

“Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë, 19 100 trupa ruse dhe janë shkatërruar 151 avionë, 136 helikopterë, 705 tanke, 1 895 automjete të blinduara, 335 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, forcat ruse kanë humbur 1 363 automjete, 7 anije dhe skafe dhe 112 mjete ajrore pa pilot.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close