Vritet në Ukrainë , miku i Vuçiqit mercenar serb në krah të rusëve

Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Stefan Dimitrijevic (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës. Mediat kosovare shkruajnë se për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviç. Dimitrijeviçi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.

Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiç. Ai është mik i afërt i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close