Asdreni, një nga frymëzuesit më të spikatur në krijimin e shtetit

ATSH – Presidenti Ilir Meta nderon rilindasin e ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorin e himnit tonë kombëtar, në 150-vjetorin e lindjes.

Meta vlerëson Asdrenin si një nga frymëzuesit më të spikatur të popullit shqiptar.

“Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror”, shprehet ai.

Meta publikoi edhe një video të rrallë të viti 1929 të këndimit të himnit kombëtar.

“Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar deri më tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole”, shprehet Meta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close