Kryeministri Rama në Berlin kërkon heqja e vizave për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke thënë se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për një gjë të tillë.
i në një konferencë për media së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se shpreson që shteti gjerman të ndikojë në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Unë shpresoj që Gjermania përveç se të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga i gjithë Këshilli Evropian njëzëri të uljes në tryezë për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë në nivelin e BE-së edhe liberalizmin e vizave për Kosovën. Është një proces i merituar për shumë vite, por i bllokuar dhe shpresoj të çlirohet”, tha Rama.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
Comments are closed.