Presidenti ukrainas kërkon më shumë armë nga Perëndimi

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar më shumë armë të rënda nga Perëndimi, ndërsa po hetohet përdorimi i armëve kimike nga Rusia në qytetin e rrethuar Mariupol.

Forcat ukrainase mund t’i japin fund rrethimit rus të Mariupolit nëse furnizohen me armë të rënda, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video fjalimin e tij të fundit.

“Kur bëhet fjalë për armët e nevojshme, ne, ende varemi nga furnizimi, nga partnerët tanë. Fatkeqësisht, nuk po marrim aq sa duhet për t’i dhënë fund kësaj lufte më shpejt. Për të shkatërruar plotësisht armikun në tokën tonë. Dhe për të përmbushur ato detyra që janë të dukshme për secilin nga njerëzit tanë. Në veçanti, për të zhbllokuar Mariupolin”, ka theksuar Zelensky.

Presidenti shtoi se trupat ruse që u tërhoqen nga veriu lanë mijëra mina në një akt të qëllimshëm që ai e konsideron si krim lufte. Ukraina po heton gjithashtu rreth 5800 raste të krimeve të dyshuara të luftës ruse, sipas prokurorit të saj të përgjithshëm.

Zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 4,000 njerëz u evakuuan të hënën nga zonat ku luftimet vazhdojnë, duke përfshirë disa qindra nga qyteti i rrethuar i Mariupol. Raporte të paverifikuara dolën të hënën për një sulm të mundshëm që përfshin substanca kimike në Mariupol.

Zelensky paralajmëroi se mundësia duhet të merret seriozisht, megjithëse zyrtarët lokalë dhe amerikanë thanë se ndonjë sulm i tillë nuk ishte konfirmuar. Ndërsa Sekretarja e Jashtme Britanike ka reaguar duke thënë se “Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i ashper në këtë konflikt ku do t’i kërkohet llogari Putinit dhe regjimit të tij”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close