Izraeli dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraeli, kanë filluar bashkëpunimet mes dy vendeve në shumë fusha. Edhe mes dy kuvendeve ka filluar bashkëpunimi.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se Ali Salalha, është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë.

“Me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, z. Ali Salalha, të cilin e urova për emërimin në këtë detyrë. Biseduam për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve tona përmes bashkëpunimit ndër parlamentar”, ka shkruar në “Facebook”, ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Ndryshe Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close