Qeveria i hap rrugë pagës minimale 264 euro bruto
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.
“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Miratimi i këtij projekligji në Qeveri i hap rrugë miratimit në Kuvend dhe më pas sjelljes në Qeveri të vendimit për rritjen e pagës në vlerë prej 264 euro apo përkthyer në orë punë 1.5 euro për orë”, tha Murati.
Po ashtu, Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.
Comments are closed.