Kryeministri Kurti: Masat në vlerë 100 milionë € për qytetarët nuk janë politika fiskale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se masat në vlerë 100 milionë euro për qytetarët nuk janë politika fiskale dhe zhvillimore, por politika sociale mbështetëse për familjet.

“Masat mbështetëse që i prezantuam dje nuk janë politika fiskale apo politika zhvillimore, e as nuk synojnë t’i zëvendësojnë këto të dyja. Ato janë politika sociale, mbështetëse për qytetarët në një kohë sfiduese. Nëpërmjet tyre po rishpërndajmë rritjen ekonomike prej 10.53%, e cila është arritur, përpos tjerash, falë politikave zhvillimore të qeverisë sonë. Siç edhe konstaton Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike në vendin tonë është stimuluar nga tre faktorë kyç: menaxhimi i suksesshëm i pandemisë nëpërmjet një fushate efektive të vaksinimit; mbështetja e diasporës; dhe zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Masa të ngjashme, kreu qeveritar tha se kanë marrë edhe shtetet evropiane si Franca dhe Gjermania.

“Ne mund të jemi Qeveria e parë e Republikës së Kosovës, që po bën një rishpërndarje të tillë të parave te qytetarët kur ata kanë nevojë. Ndoshta edhe mund të jemi prej vendeve të rralla që po veprojnë kështu. Por, gjithsesi nuk jemi të vetmit, që po zbatojmë masa si këto. Në tetorin e vitit të kaluar, Franca kishte ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat dhe publik dhe për pensionistët si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Kurse muajin e kaluar Gjermania ka vendosur që ndër të tjera të ndajë 300 euro shtesë të njëhershme për të gjithë punëtorët, si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, ka shtuar kryeministri.

Ndërkohë, ai tha se askush prej kabinetit qeveritar nuk i përfiton këto shtesa prej 100 euro.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për rishikimin e buxhetit, i cili do të shkojë në 2.9 miliardë euro.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close