SHBA – Inflacioni në ritmin më të shpejtë që nga viti 1981

ATSH/ – Inflacioni arriti në 8,5 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar, ritmi më i shpejtë njëvjeçar që nga viti 1981, pasi një rritjeje të çmimeve të benzinës, e lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, çka i shtoi rritjet e mprehta që vijnë nga përplasja mes kërkesës së fortë dhe mungesave të furnizimit të lidhura me pandeminë, sipas gazetës amerikane ”New York Times” (NYT).

”Çmimet e karburantit janë në nivele rekord në pjesën më të madhe të vendit dhe kostot e ushqimeve u rritën”, tha dje Departamenti amerikan i Punës, në raportin e tij mujor mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit.

Presionet e çmimeve kanë qenë të dhimbshme për familjet amerikane, veçanërisht ato që kanë të ardhura më të ulëta dhe që i kushtojnë një pjesë të madhe të buxheteve të tyre nevojave të përditshme.

Disa ekonomistë thanë se marsi mund të jetë një shenjë për inflacionin e përgjithshëm.

Rritjet e çmimeve mund të fillojnë të zvogëlohen në muajt e ardhshëm pjesërisht sepse çmimet e benzinës kanë rënë disi – mesatarja kombëtare për një gallon ishte 4,10 dollarë të martën, nga maksimumi 4,33 dollarë në mars.

Disa studiues presin gjithashtu që konsumatorët të ndalojnë së bleri kaq shumë mallra, qofshin mobilje apo pajisje të tjera, që mund të fillojnë të heqin presionin nga zinxhirët e furnizimit të mbitaksuar.

“Këto shifra ka të ngjarë të përfaqësojnë diçka si një kulm”, tha Gregory Daco, kryeekonomist në konsulencën strategjike të ”Ernst & Young”.

”Megjithatë, do të jetë thelbësore të shikohet nëse rritja e çmimeve duke përjashtuar ushqimin dhe karburantin – të ashtuquajturat çmime bazë – do të ngadalësohet në muajt në vijim”, shtoi ai.

Një ndërprerje do të ishte një lajm i mirëpritur për Shtëpinë e Bardhë, sepse inflacioni është bërë një detyrim kryesor për demokratët ndërsa afrohen zgjedhjet në mes të mandatit, në nëntor.

Besimi i publikut në ekonomi ka rënë ndjeshëm dhe ndërsa rritjet e shpejta të çmimeve minojnë mbështetjen për presidentin Biden dhe partinë e tij, ato mund të rrezikojnë kontrollin e tyre mbi Kongresin./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close