Pllakë informuese për Urën e Mesit

ATSH/ Ura e Mesit mbi lumin Kir, 8 km larg qytetit të Shkodrës, është një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Përmirësimi i aksesit dhe vendosja e sinjalistikës turistike për monumentet e kulturës është ndër prioritetet e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër në prezantimin e siteve të trashëgimisë kulturore.

Specialistët e DRTK Shkodër përfunduan së vendosuri pllakën informuese pranë pasurisë kulturore ‘Ura e Mesit’, si një nevojë e paraqitjes sa më dinjitoze të këtij destinacioni turistik.

Pllaka prej guri u punua mjeshtërisht nga restauratori Petrit Bilali.

Ura e Mesit është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe uji i pastër i lumit Kir.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close