Hasan Kaleshi spiun i UDB-s jugosllave

„Orientalisti Hasan Kaleshi përfaqësoi në një ese të publikuar në vitin 1975 në München, por edhe shumë të pranuar në Ballkan, pikëpamjen sipas të cilës islamizimi nuk duhej vlerësuar negativisht, por përkundrazi islamizimi paskësh mbrojtur shqiptarët nga asimilimi në grekë dhe serbë ortodoksë.

Pikëpamja e Kaleshit duhet vlerësuar nga prapavija e të ashtuquajtures tezës „Arnautaši“ të serbëve nacionalistë sipas të cilës shqiptarët veriorë myslimanë qenkëshin serbë të islamizuar dhe të shqiptarizuar, të cilët – po qe nevoja, edhe me dhunë – duhej të ktheheshin në origjinën e tyre të supozuar. Kaleshi Islamin nuk e shifte si një „trup të huaj“, por më shumë si një „religjion të kombit“ përballë religjioneve kombëtare të serbëve dhe grekëve, kishat e të cilëve ndiqnin etnopolitikën duke asimiluar antarë ortodoksë të gjuhëve të tjera përmes strukturave të tyre kishëtare.

Kaleshi nisej nga një homogjenitet religjioz pothuajse të plotë të shqiptarëve në Jugosllavi dhe nuk merrte parasysh fare rrethanat fetare shumë më komplekse matanë bjeshkëve, pra në Shqipëri. Teza e Hasan Kaleshit shpërtheu konsensusin shqiptar mbi identitetin transreligjioz (mbifetar) shqiptar të bazuar në gjuhë, prejardhje dhe histori të përbashkët. Teza e Kaleshit drejtohej edhe kundër sekularizimit të identitetit. Poaq sa hasi në kundërshtim tek elitat laike shqiptare, kjo tezë e tij reflektonte përvojën jetësore të Kaleshit, do të thotë ndjenjën e fortë fetare të shqiptarëve në Jugosllavi deri në vitet 1960-ta, ndjenjë e cila edhe sot ekziston tek shqiptarët në Maqedoni dhe e cila vazhdimisht ndesh në kritika nga ana e intelektualëve laikë dhe me orientim perëndimor.“

Prof. Oliver Jens Schmitt – Islamizimi tek shqiptarët, 2013, f. 247-248.

Prof. Oliver Jens Schmitt nuk mbështet tezën e Hasan Kaleshit sipas të cilës Perandoria Osmane dhe islamizimi paskëshin mbrojtur shqiptarët nga asimilimi, ngase ekzistojnë mjaft faktorë dhe shpjegime që hedhin poshtë këtë tezë të Kaleshit.
Ndërsa, orientalisti Hasan Kaleshi (1922-1976) përshkruhej nga Shërbimi Informativ Amerikan (CIA) si agjent i mundshëm i shërbimit sekret jugosllav “UDBa” (lexo më poshtë). Hasan Kaleshi kishte përfaqësuar disa teza kontroverze në lidhje me shqiptarët ku pushtimi osman paraqitet si “shpëtim” dhe se islamizimi paskësh shpëtuar shqiptarët nga “asimilimi”, teza të hedhura poshtë nga shumë historianë bashkëkohorë. Këto pikëpamje të Kaleshit u prezantuan pikërisht gjatë përpjekjeve të regjimit jugosllav (serb) për të forcuar identitetin fetar-islamik tek shqiptarët e Jugosllavisë duke shuar kështu atë kombëtar siç ndodhi në veçanti në Sanxhakun e Pazarit të Ri ku vendosen kryesisht identitetin fetar mbi atë etnik dhe gjuhësor duke u asimiluar kështu në sllavofolës myslimanë.

Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës (Maqedoni – atëbotë Jugsllavi) ku mësimet e para i mori nga i ati, Ahmed Kaleshi, i cili ishte hoxhë. Shkollën fillore e kreu në medresenë e madhe “Mbreti Aleksandar” në Shkup, shkollën islame të emëruar sipas mbretit serb që sundoi nga 1914 deri në 1934. Atëbotë, shteti serb lejonte krahas shkollave serbe vetëm shkolla islame për shqiptarët e Jugosllavisë. Shkollat sekulare apo edhe katolike në gjuhën shqipe ishin të ndaluara. Kështu murgu françeskan, Shtjefën Gjeçovi, u vra në tetor 1929 nga nacionalistë serbë për aktivitetin arsimor në gjuhën shqipe në Kosovë. Në vitin 1946, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Kaleshi u regjistrua në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në vitin 1951. Prej vitit 1952 ai punoi, në fillim si asistent e më pas si lektor i gjuhës arabe, në katedrën e filologjisë orientale në Beograd, ku në vitin 1960 përfundoi doktoratën mbi “Najistariji vakufski dokumenti u Jugosllavia na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra Arabisht – Gjuha Vakuf në Jugosllavi). Gjatë viteve të 1950-ta, kur kundër shqiptarëve në Jugosllavi mbretëronte terrori i Ranković-it (shefi i “UDBa”-së) dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi duke i cilësuar si «mbetje osmane» në Ballkan, Kaleshi u dërgua në Stamboll “në detyrë të qeverisë jugosllave”, sipas raportit të CIA e cila dyshonte se Kaleshi mund të ishte agjent i UDBa-s (lexo më poshtë). Kaleshi botoi dhe përktheu veprat e intelektualit serb, Ivo Andriç, i cili njihet për pikëpamje antishqiptare dhe serbomadhe. Kaleshi ishte anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Bashkëshortja e Hasan Kaleshit ishte me prejardhje serbe. Tezat kontroverze të Kaleshit sot përdoren dhe keqpërdoren kryesisht nga çarçet neo-osmane për të sulmuar identitetin sekular kombëtar të shqiptarëve.

Përfundimisht, mund të thuhet që orientalisti dhe osmanologu Hasan Kaleshi, ndonëse ka sjellur dhe përkthyer dokumente interesante dhe me vlerë për të kaluarën shqiptare nën Perandorinë Osmane, nuk arriti të interpretojë dhe të nxjerrë konkluza adekuate në kontekstin edhe të lëvizjes dhe aspiratave kombëtare shqiptare si dhe identitetit sekular transreligjioz shqiptar mbi të cilin bazohet idea e kombit shqiptar ashtu siç e definuan Rilindasit, etërit ideologjikë të kombit shqiptar.

CIA për Hasan Kaleshin:
«10. One of [ ] correspondents appears worthy of further investigation. Hasan Kaleshi, an assistant professor on the faculty of the Oriental Philology Department at University of Belgrade, is a member of the CPY [Communist Party of Yugoslavia] who was sent to Istanbul during the fall and winter of 1954 to engage in research for the Jugoslav government. On 23 September, [ ] who had been in previous correspondnce with Kaleshi, had a two-hour meeting with Kaleshi in Istanbul where [ ] had gone to attend a congress of the Associtation of European Refugees. In view of the possibility that Kaleshi engaged in intelligence activity for UDBa while in Turkey, he should be green listed and full Headquarters traces run on him. if such has not already been done. In addition, Headquarters should request the [ ] to obtain from [ ] plus any other sources which it may have available, any information available regarding Kaleshi (biographical data) and Kaleshi’s activities and contacts while in Turkey. Even though Keleshi is probably back in Yugoslavia by now, such a request should be made for its defensive CE value.
(…)
11. (6) He had contact in Istanbul on 23 September with a possible UDBa agent, Hasan Kaleshi, and he objected strongly to checks by the Italian I.S. as to whether he had contacted Qazim Gojani, an UDBa agent in Istanbul, indicating thereby that the Italian I.S. regarded his bona fides as somewhat suspect.»

Dokumenti i CIA ku përmendet Hasan Kaleshi (faqja 2, pika 10 dhe pika 11 nënpika 6): https://www.cia.gov/readingroom/docs/OBDURATE%20DEVELOPMENT%20AND%20PLANS_0007.pdf

Cristian Abanian Heritage

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close