Camaj: Pandemia ende nuk ka përfunduar, por nuk do të kemi më izolim total

Megjithëse masat mbrojtëse nga pandemia në shumë vende të botës kanë filluar të lirohen, nuk mund të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Dr.Pashko Camaj në një lidhje të drejtpërdrejt nga Nju Jorku, doktor i Shkencave të Shëndetit Publik, tha se ende nuk ka përfunduar pandemia.

“Ka rënie të madhe të numrit të vdekjes nga ky virus, kemi rastin në Azinë Lindore ku omikroni po u shkon atje dhe po bën rrëmujë në infeksionet, pra varet në vendet ku jetojmë, sa njerëz po vaksinohet dhe sa po infektohen”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij nuk do të ketë deklaratë se pandemia ka përfunduar. “Në bazë të shifrave, jemi në një fazë endemike, por duhet të mësohemi të jetojmë me të. Në SHBA vaksinimi ka arritur në 70% në total”, deklaroi ai.

Camaj vlerësoi se procesi i menaxhimi të pandemisë do të vazhdojë edhe një kohë.

Për mundësinë e izolimit, Pashko Camaj tha se nuk do të ketë. “Nuk besoj se do të ketë, imuniteti i njerëzve është i madh, nuk besoj dhe as ekspertët nuk shohin se do të ketë sikur kishim më parë, pra nuk e besoj se do të ketë izolim total”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close