Mbi 1,500 trupa të ushtarëve rusë janë gjetur në Dnipro

Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.

Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në katër morgje të ndryshme.

Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.

“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg”, tha Lyssenko, raporton REL.

“Ne nuk jemi brutal”, shtoi ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati shtatë javë më parë.

Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close