Presidentja Osmani po pret informata zyrtare për kërcënimet ndaj Dick Martyt

Presidentja Vjosa Osmani iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë në vend që të marrin informacione zyrtare nga autoritetet zvicerane në lidhje me pretendimet e ish-senatorit Dick Marty që tha se serbët duan ta vrasin dhe t’ua lënë fajin ish-ushtarakëve të UÇK-së.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar për RTK-në se reagimi i kryetares së shtetit ka qenë i menjëhershëm mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të deklarohen tani.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova. Shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Presidentja do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran”, tha Kupina.

Ish-prokurori zviceran Dick Marty gjatë një interviste më transmetuesin publik zviceran RTS deklaroi se mbrohet nga policë civilë prej një viti e gjysmë të cilët e mbikëqyrin nga afër shtëpinë e tij, e cila gjithashtu është e mbikëqyrur edhe me kamera të sigurisë, ndërsa vet ai detyrohet të mbajë jelek antiplumb kur del jashtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close