Manchester City-Haaland,zhvillimet e fundit

Klubi anglez, Manchester City është i bindur se do ta fitojë betejën për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sipas mediave angleze, sulmuesi norvegjez do të vendos për klubin e tij të ri brenda dy javëve të ardhshme. Haaland është njëri ndër lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.com.

City i bindur se do ta fitojë garën për Haaland

‘Qytetarët’ thuhet se janë të bindur se do ta sjellin reprezentuesin norvegjez në ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj verë.

City për ta bërë të vetin lojtarin duhet ta fitojnë garën kundër Real Madridit dhe PSG-së. Haaland prej kohësh është duke u monitoruar nga ‘mbretërit’, derisa tashmë në garë për të është edhe PSG-ja.

Haaland brenda dy javësh vendos për klubin e ri

Siç raportojnë mediat në ishull, burimet e afërta më lojtarin, kanë bërë të ditur se brenda dy javësh, Haaland do të vendos për klubin e ri.

Kujtojmë se klauzola e lirimit të lojtarit është 63 milionë euro, derisa thuhet se agjenti i tij, Mino Raiola bashkë me babain e tij, do të arkëtojnë një bonus të madh në transferimin e mundshëm të lojtarit gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close