Presidentja Osmani për Vuçiqin: Nuk befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga Mitrovica, ka folur për vizitat që do t’i zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka thënë se këto vizita do të bëhen për qëllime të ndryshme, derisa ka thënë se në disa prej tyre do të jetë bashkë më kryeministrin Albin Kurti dhe në disa vizita të tjera do të jenë ndaras.

“Në momentin që do t’i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës, do t’iu informojmë. Ajo që është me rëndësi është që bashkëpunimi ynë me SHBA-të është intensiv dhe në baza ditore”, ka thënë Osmani.

Tutje, shefja e shtetit ka zbuluar edhe dy vizita të dy delegacioneve të rëndësishme amerikane që do të vijnë në Kosovë gjatë muajit prill.

Presidentja Osmani, duke folur për sigurinë në rajon tha se Serbia me fjalë ka zgjedhur rrugën evropiane, por me vepra është në rrugën e Putinit.

“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviqit. Aleksandër Vuçiq ka qenë ministër i propagandës gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të shkaktuara nga ish-shefat e tij. Dhe për fat të keq edhe tani në vitin 2022 po e dëshmon logjikën e njëjtë të shekullit të kaluar. Akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e regjimit të Millosheviqit, përkundrazi vazhdon ta glorifikojë Millosheviqin dhe ta shfajësojë për krimet e kryera në Kosovë. Akoma nuk i ka vendosur para drejtësisë kryerësit e krimeve dhe masakrave të shumta, përfshirë gjenocidin ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës. Një njeri që e vazhdon mendësinë e Millosheviqit, ne nuk mund të presim të flasë me gjuhë të argumentuar”, ka thënë ajo.

Dje presidenti serb duke komentuar deklaratat e Kurtit dhe Gjukanoviqit, të cilët armatosjen e Serbisë nga Kina e vlerësuan si kërcënim për rajonin, bëri ironi duke thënë se sistemet anti-ajrore nuk i blejnë prej Prishtines e Podgoricës, pasi për t`u mbrojtur prej tyre tha se “mjafton një sprej mushkonjash”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close