Kurti: Projektligji për sistemin prokurorial do të rrisë llogaridhënien
Menjëherë pas miratimit të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar deputetët, të cilët i dhanë mbështetje projektligjit të rëndësishëm për sistemin prokurorial dhe jetik për shtetin e së drejtës.
Ai ka thënë se në fund do të arrihet balanca ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë.
Sipas tij, në këtë mënyrë, ligji i ri do të zhvendosë diskutimin e takimeve të KPK-së nga interesat vetanake të prokurorëve, tek interesat që kanë në fokus fuqizimin e sistemit prokurorial, veprimin energjik të prokurorëve dhe aktakuzat e fuqishme të cilat nuk mundësojnë lirimin e kriminelëve me kusht por sigurojnë zbatimin e ligjit për kategori të tilla.
Comments are closed.