Ja taktika, se si i eliminuan ukrainasit 15 komandantë të lartë rusë

Ukrainasit e konsiderojnë të fituar tashmë betejën për Kievin duke u fokusuar në lindje të vendit ku rusët kanë grupuar forcat e tyre dhe po synojnë të marrin Donbasin si edhe Mariupolin duke krijuar një rrip tokësor në drejtim të Krimesë. Ka raportime se grupe luftëtarësh ukrainas janë dorëzuar sëfundmi në Mariupol, gjë që Ukraina e ka mohuar.

Ndërkohë, ukrainasit raportuan për eliminimin e 15 komandantëve të lartë rusë në rrethinat e Kievit, ku 6 prej tyre ishin gjeneralë.

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar taktikën e ukrainasve për të gjurmuar komandantët rusë në fushën e betejës. E gjithë taktika lidhej me prapambetjen e rusëve në fushën e telekomunikacionit, ku shpesh gjeneralët dhe vartësit detyroheshin të flisnin me celular në fushën e betejës dhe jo me radio te kriptuara.

Pikërisht kjo dobësi u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët me pajisje speciale dëgjonin telefonatat dhe përcakonin trafikun e thirrjeve nga terreni në drejtim të një pikë, e cila ishte ajo nga ku dilnin urdhrat. Me të zbuluar këtë, ukrainasit dërgonin koordinatat te njësitë e artilerisë ose në të kundërt nisnin ekipe snajperash në prapavijën e armikut duke kryer një numër të madh vrasjesh të bujshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close