Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e shqetësuar për sulmet në veri të Kosovës

Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane thotë se këto sulme ndodhën, në kohën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close