Sindikata e Policisë e shqetësuar pas sulmeve kundër policëve në veri

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve kundër policëve të Kosovës që ndodhën tri ditë me radhë në veri të vendit, duke thënë se është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës në përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj.

Në një komunikatë për media, kjo sindikatë ka vlerësuar lart guximin e treguar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke rrezikuar jetën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë”, tha ai.

Në komunikatë thuhet se rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, kur zjarri kishte kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

“Në këtë rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi”, thuhet po aty.

Nisur nga rastet e fundit, sindikata ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që ta kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë më urgjencë në përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj.

“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor”, thotë Sindikata e Policisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close