Hapet pikë e re kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Sot është hapur zyrtarisht pika e përbashkët të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Krushevë-Shishtavec. Sot është hapur zyrtarisht pika e përbashkët të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Krushevë-Shishtavec.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7, në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë z. Bledar Çuçi, sot kemi hapur zyrtarisht pikën e përbashkët të kalimit kufitar mes dy vendeve tona, Krushevë – Shishtavec.
Kjo është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive tona dhe është marrëveshja e dytë nga tri sosh që po fillon së zbatuari”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Pika e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7, në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale. Ajo do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve të shteteve të treta, do të rrisë ekonominë e vendeve tona e do të zhvillojë turizmin në malet e bukura të Sharrit.
“Mes shumë diskutimesh me Ministrin Çuçi, biseduam sot edhe për marrëveshje të reja që mund t’i kemi si Ministri, për të lehtësuar kështu jetën e qytetarëve tanë në të dyja anët e kufirit. Me vullnetin tonë të plotë dhe përkushtimin e ekipeve tona teknike, shumë shpejt do të finalizohet edhe marrëveshja për banorët e brezit kufitar. Çdo iniciativë për të eliminuar barrierat që mund të hasin shqiptarët do të ketë angazhimin tonë maksimal. Çdo sfidë që mund të hasë Shqipëria, në krah e ka gjithmonë Kosovën. Bashkë ndajmë historinë, sfidat e krenarinë”, ka shkruar Sveçla.
Comments are closed.