OKB: Lufta ka larguar nga vendi pesë milionë ukrainas

ATSH-ANSA/ – Pothuajse pesë milionë ukrainas kanë ikur nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 2,75 milionë prej tyre janë larguar në Poloni, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Roja Kufitare polake.

“Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët, përveç qytetarëve që ikën jashtë vendit, 7,1 milionë të tjerë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre janë ende në Ukrainë”, raportoi “Kyiv Independent”.

Gjithashtu, rojat kufitare polake njoftuan sot se që nga 24 shkurti mbi 2,75 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin.

Megjithatë, javët e fundit ky fluks është ngadalësuar dhe numri i banorëve që kthehen në Ukrainë është rritur.

Një ditë më parë, në Poloni kanë mbërritur 26 800 refugjatë, 8% më shumë se të mërkurën, por një nivel shumë më i ulët se rekordi prej 142 300 i vendosur më 6 mars.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close