Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Divjakën

ATSH/ Turizmi i vrojtimit të shpendëve të egra në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta përherë e më shumë po tërheq vizitorë të apasionuar pas tij.

Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend.

Të pajisur me dylbi dhe teleskopë, grupi i të pasionuarve pas shpendëve synon të tregojë se entuziazmi për zogjtë duhet të shërbejë për mbrojtjen e tyre.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi tha për ATSH-në se “ditët e fundit ky park u vizitua nga një grup turistësh anglezë, të cilët përveç vrojtimit të shpendëve kanë shijuar ajrin e pastër që ofron pylli me pisha si dhe peizazhin mahnitës e relaksues”.

Koçi tha se “temperaturat karakteristike të stinës kanë sjellë me vete edhe shumë vizitorë në park.Nxënës shkollash që tashmë orët mjedisore i zhvillojnë në park, vizitorë të ndryshëm vendas dhe të huaj, studiues të habitateve të ndryshme kanë “pushtuar” këto ditë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Sipas tij, turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë. Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur vijën ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmërinë e shpendëve, janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close