Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë

Rusia ka vazhduar me sulme raketore dhe bombardime të qyteteve ukrainase, përfshirë edhe Kievin, përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota duhet të jetë e gatshme për mundësinë që Rusia të përdorë armë bërthamore.

Qytetet në pjesën më të madhe të Ukrainës përsëri kanë qenë caqe të sulmeve raketore dhe bombardimeve të forcave ruse, të cilat një ditë më parë thanë se do të kundërpërgjigjen për fundosjen e kryqëzorit “Moskva” në Detin e Zi.

Ukrainasit kanë thënë se raketat ruse goditën caqe në rreth 80% të territorit ukrainas dhe shtuan se, në Kiev, u godit një uzinë për riparimin e tankeve, por, shumica e sulmeve ruse goditën zona civile.

Njëkohësisht, ushtria ruse ka intensifikuar edhe më tej granatimet përgjatë “Linjes së kontaktit”, e cila ndanë territoret që kontrollohen prej spearatistëve pro-rus në lindjen e vendit dhe atyre që janë nën kontrollin qeveritar. Intensifikimi i mëtejmë i granatimeve së bashku me grumbullimin e dhjetra mijëra trupave në rajon, i kanë shtyrë ukrainasit dhe anailstët përendimor të thonë se besojnë që Moska, së shpejti do të nisë ofanzivën për okupimin e tërë Donbasit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili edhe një herë i bëri thirrje SHBA-s që zyrtarisht ta emërojnë Rusinë si “shtet sponzor të terrorizmit” tha se bota duhet të jetë e gatshme për mundësinë që Putini do të përdorë armë taktike bërthamore në rast që ushtria ruse vazhdon të pëson humbje në Ukrainë.

Moska, nga ana e saj, dërgoi paralajmërim zyrtar për përendimorët duke thënë, edhe një herë, se ka filluar t’i konsideron transportet e armëve për forcat ukrainase si “caqe legjitime” të cilat do të sulmohen. Por, shumë analistë dhe ushtarak thanë se ky kërcënim është prova më e mirë se këto dërgesa po luajnë rol të rëndësishëm dhe shtuan se tani është koha e duhur që përendimi të rrisë edhe më shumë ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close