KORI SIPARANTUM, PJESË E FESTIVALIT EUROPIAN TË MUZIKËS KORALE

Kori Siparantum do të jetë pjesë e festivalit evropian, “European Music Festival for Young People” që do të mbahet në Belgjikë që do të mbahet më 29 prill deri 2 maj 2022.
Kombinimi i angazhimit social dhe krijimit të muzikës së bashku e bën Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinjtë një ngjarje unike në Evropë! Neerpelt tashmë po përgatitet për edicionin e 70-të të festës më të madhe të muzikës në Evropë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 50 kore nga 11 vende që vijnë nga e gjithë bota.
Siparantum do të garon në dy kategori. Repertori i korit përmban vepra stilistike të periudhave të ndryshme që nga Renesanca, muzika shqiptare deri tek muzika bashkëkohore.
Kënga e vjetër flamane “’Ik seg adieu” (1544), vepër e obligueshme në festival do të paraqitet me një version ndryshe e cila është përpunuar enkas për këtë konkurs, nga kompozitori dhe dirigjenti i korit Memli Kelmendi.
Pjesë e programit do të jetë po ashtu vepra “Laudes Paschales” (vepër e obligueshme) e Kristiaan Van Ingelgem, një vepër shumë komplekse dhe interesante.
Përpos pjesës garuese kori Siparantum është përzgjedhur nga festivali që të jetë pjesë e ngjarës “Happening”, një koncert tradicional që bashkon zëra nga e gjithë botë.
Kori do të paraqitet me tre vepra të stileve të ndryshme, të cilat do të jenë në shoqërim të pianistit tonë të njohur, Agron Shujaku. Me ftesë të festivalit “European Music Festival for Young People”, është organizuar një Workshop (punëtori) për “Muzikën korale kosovare” e cila do të ligjërohet nga dirigjenti ynë, Memli Kelmendi.
“Anëtarët e korit përgjatë këtyre muajve kanë bërë një punë fantastike. Një rrugëtim që nuk ka qenë aspak i lehtë, sepse të them të drejtën repertori ynë në të shumtën e rasteve ka ndryshuar, nuk ka qenë i njëjtë, pavarësisht vendeve dhe skenave të ndryshme që kemi performuar në Europë. Ne jemi në vazhdën e provave intensive, dua të besoj në suksesin e radhës, uroj të paraqitemi suksesshëm”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit Siparantum.
Kori do të paraqitet pranë një jurie profesionale, emra ndër më të njohurit të muzikës korale sot në botë.
Rikujtojmë që kori Siparantum, së fundi është shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në World Choir Games (2021). Së fundi kori është paraqitur me sukses në sallën më të njohur të muzikës klasike, Berlin Philharmonie, e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close