Ukrainasit hedhin poshtë ultimatumin rus për dorëzim në portin e Mariupolit

Zyrtarët në portin juglindor të Mariupolit kanë hedhur poshtë një ultimatum rus që kërkonte dorëzimin e forcave ukrainase në qytet, skenën e një rrethimi të vazhdueshëm dhe brutal. Rusia u përgjigj duke thënë se do të eliminonte të gjithë rezistencën.

Pesë persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur në granatimet e qytetit të Kharkiv, thonë zyrtarët lokalë ndërkohë që 41 trupa të gjetur deri më tani në komplekset e apartamenteve Borodianka të shkatërruar nga granatimet ruse në Kiev Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko i tha BBC-së se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t’i dorëzohen Rusisë.

Edhe Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, thotë se “mbrojtësit tanë do të vazhdojnë të mbajnë mbrojtjen”. Më herët Rusia kishte thënë se do të kursente jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol nëse ata do të dorëzonin armët të dielën, por tani pas refuzimit të ultimatumit Moska zyrtare tha se do të eliminonte të gjithë rezistencën.

E Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha më herët se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve. Ndërkohë Rusia po planifikon të kufizojë hyrjen në Mariupol nga e hëna, thonë zyrtarët e qytetit. Përpjekjet për të rënë dakord për rrugë të sigurta evakuimi për civilët e bllokuar në luftimet në Ukrainën jugore dhe lindore të dielën kanë dështuar, por zyrtarët lokalë u kërkuan njerëzve që të largoheshin nga zona.

Në meshën e tij të së dielës së Pashkëve, Papa Françesku u kërkoi sërish udhëheqësve të dëgjojnë thirrjen e popullit për paqe në Ukrainë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close