Kurti mori pjesë në pritjen për festën e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

“Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, kryeministri Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm”, thuhet në njoftim.

Në këtë pritje, kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close