Papa Françesku: Do t’i japim fund njerëzimit? Paqja është e mundur!

ATSH-ANSA/ – Paqe për Ukrainën e goditur dhe të sprovuar kaq rëndë nga dhuna dhe shkatërrimi i luftës mizore dhe të pakuptimtë në të cilën ndodhet, theksoi sot papa Françesku në fjalimin e tij tradicional të Pashkëve ”Urbi et Orbi”.

”Një agim i ri shprese do të lindë! Zgjidhni paqen! Ndaloni së treguari muskujt ndërsa njerëzit vuajnë!”, theksoi ai.

”Kush ka përgjegjësinë e kombeve duhet të dëgjojë britmën për paqe të njerëzve. Të dëgjojë pyetjen rrëqethëse të bërë nga shkencëtarët gati 70 vjet më parë që ishte ”do t’i japim fund njerëzimit apo njerëzimi do të dijë të heqë dorë nga lufta?”, shtoi papa Françesku duke cituar ”Manifestin Rasëll-Ajnshtajn” të vitit 1955.

”Mbaj në zemrën time viktimat e shumta ukrainase, miliona refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, familje të ndara, të moshuar të mbetur vetëm, jetë të thyera dhe qytete të rrafshuara”, vazhdoi papa Françesku.

”E kam në sy shikimin e fëmijëve që kanë mbetur jetimë dhe që po ikin nga lufta. Duke i parë ata nuk mund të mos e ndjejmë britmën e tyre të dhimbjes, bashkë me atë të shumë fëmijëve të tjerë që vuajnë në botë, ata që po vdesin nga uria ose mungesa e kujdesit, ata që janë viktima të abuzimit dhe dhunës dhe ata të cilëve u ndodh edhe mohimi i së drejtës për të lindur”, theksoi ai.

Papa shpreson gjithashtu se ”konflikti në Evropë do të na bëjë më vigjilentë edhe përballë situatave të tjera të tensionit, vuajtjeve dhe dhimbjeve”.

”Paqja është e mundur. Paqja është detyrë, paqja është përgjegjësi parësore e të gjithëve!”, tha ai në mesazhin tradicional ”Urbi et Orbi”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close