SHBA – Inflacioni vazhdon të rrisë çmimet e ushqimeve edhe për festa

ATSH/ – Inflacioni po vazhdon të rrisë çmimet e ushqimeve në dyqanet ushqimore amerikane duke i bërë edhe më të vështira blerjet për fundjavën e festave të Pashkëve, sipas rrjetit informativ amerikan foxla.com.

Ndërsa familjet festojnë Pashkët, ato po shohin një rritje të qëndrueshme të çmimeve.

Statistikat tregojnë një rritje prej 14,2% të çmimit të miellit, 14% të gjalpit dhe margarinës, 13,8% të qumështit, shpendëve dhe peshkut, 11,2% të vezëve dhe 10,1% të frutave të freskëta.

Ekonomistët i thanë FOX 11 se do të jetë sfiduese për të gjetur vezë me çmim të përballueshme për shkak të inflacionit dhe gripit të shpendëve.

“Në afat të shkurtër, dhe të paktën për pjesën e mbetur të vitit 2022, ne duhet të presim që inflacioni të vazhdojë të jetë i lartë”, thotë Winnie Sun, një këshilltare financiare.

Sun tha se disa ekonomistë presin që inflacioni të vazhdojë deri në vitin 2023.

“Ka çështje të zinxhirit të furnizimit. Ka luftë dhe ka shumë çështje të tjera, padyshim shumë shpenzime qeveritare gjithashtu. Kjo do të vazhdojë të rrisë çmimet derisa të jemi në gjendje të kthehemi në normalitet”, theksoi Sun.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close