Unaza e madhe e Tiranës, ARRSH: Nisin punimet te rrethrrotullimi i TEG-ut

ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbrëmjen e së shtunës se, kanë filluar punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës.

Sipas ARRSH-së, punimet në këtë aks do të kryhen vetëm gjatë natës duke devijuar trafikun e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, po vijon me ritme të larta puna për përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore që do të rritë sigurinë rrugore dhe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close