Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 20 300 ushtarë

ATSH-ANSA – Ushtria ruse që i ka shpallur luftë Ukrainës ka humbur 20 100 ushtarë, 163 avionë, 145 helikopterë dhe 762 tanke, sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, që ka publikuar të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt-16 prill 2022.

Sipas tij, nga ushtria ruse janë vrarë 20 100 trupa si dhe janë rrëzuar 163 avionë, 145 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 762 tanke, 1 982 mjete të blinduara, 371 topa, 125 sisteme raketahedhëse dhe 66 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1 458 automjete, tetë anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 tankera karburanti dhe 138 mjete ajrore pa pilot .

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars kishte njoftuar se në Ukrainë kanë humbur jetën 1 351 ushtarë rusë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close