1915 -1918,hekuruadha e përgjakur Gostivar-Kërçovë

Shkruar nga Arsim Thaçi

(Ju këshilloj: Mos pritoni me e lexue deri në fund dhe nëse keni ndonjë të moshuar në familje, pyeteni se ndoshta din diçka për tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës në Kërçovë : Ndoshta edhe dikush nga gjyshërit e juaj ishte atje ku u derdh gjaku…… )!

Lexues dhe komentues të nderuarë, Historia e vuajtjeve shqiptare është pafundësisht e madhe, sikur s’ka skaj!

Kanë kaluar më shumë se 105 vite nga dhembjet që kishin shqiptarët për të afërmit e tyre që shkuan me dhunë në ndërtimin e hekurudhës Gostivar- Kërçovë dhe pothuajse gati të gjithë, asnjëherë nuk u kthyen të gjallë!

Unë e kam bindjen se shumë historianë maqedonas e shqiptarë kanë njohuri më shumë se unë dhe kanë shkruar për këtë tragjedi, por kësaj radhe po e ndaj me ju kët kujtim për të cilin ka shkruarë i nderuari Ma.Sc. Adem Ajvazi në librin e tij me shumë vlerë “Podujeva – Themelimi i qytetit 1912-1945” dhe Katerina Gogova si autore e librit “ Krvava pruga” që shqip i bie “Hekurudha e përgjakur”.
– Edhe titulli :

“Hekurudha e Kërçovës – gjak i Kosovës”, mund të korespondojë me realitetin e hidhur historik të qindra familjarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët edhe tani, pas një shekulli heshtje nuk dinë asgjë më tepër për stërgjyshërit e tyre përveç asaj se ata u bënë “kurban” të hekurudhës së Kërçovës.

Okupatori pushtues bullgar, përveç mobilizimit ushtarak e bënte edhe mobilizimin e të rinjëve shqiptarë për t’i dërguar në punë detyruese në Kërçovë të Maqedonisë. Atje shqiptarët vendoseshin në kampe të përqëndrimit. Nga viset e ndryshme të vendit, këta të rinjë shqiptarë, nën okupimin bullgar, detyroheshin të punonin punë të rënda, punë “angari” (punë pa pagesë). Këta ndërtonin hekurudha e shumë punë tjera- thyenin shkëmbij, thyenin gurë. Ushqimin që e mernin ishte pak bukë misri dhe dy kokrra kumbulle të thara. Shumë kosovarë vdiqën nga uria dhe sëmundjet.

Ushtarët gjermanë dhe bullgarë, të armatosur deri në dhëmbë, shetiteshin në mesin e punëtorëve, kujdeseshin që askush nga ta mos të ikte dhe të mos mungonte në punën e përditshme.

Tani unë do i veçoj vetëm pak raste me tragjedinë e llapjanëve të cilat shenime i kam marë nga libri i të repektuarit Ma. Sc.Adem Ajvazi.

“Rasti më interesant është ai i Rrahman Ilaz Ejupit nga Sekiraqa e Podujevës, i cili u mor bashkë me shumë shqiptarë dhe u dërgue në Kërçovë në punë detyruese. Emra të tjerë që dihen ishin: Met Podjeva-babloku nga Podujeva, Ajet Osman Dushkolli nga fshati Dobërdol, Ejup Havolli nga Llapashtica e Epërme, etj. Rrahmani pas tre muajsh punë detyruese, së bashku me tetë shokë, përpiqen të arratisen, duke i ofruar rojës së kampit disa monedha ari. Roja ua merrë të hollat, por në momentin e largimit, posa kalojnë portën , shtin me armë për të lajmëruar ikjen e tyre. Ata ia dalin të ikin, sepse kampi ishte i rrethuar me kallamishte. Atë natë strehohen në një mal aty afër, rrinë tërë natën. Në mëngjes rrethohen nga ushtria bullgare dhe pasi kundërshtojnë të dorëzohen, vriten gati të gjithë (pra edhe Rrahman Ejupi). Shpëtojnë vetëm Met Podjeva nga Podujeva (1888 -1976) dhe Fetah Perani. Këta dy që shpëtuan detyrohen t’i hapin varret për të vrarët.

Nga Tërrnava ishte Balia i Fejzë Raqit, që nuk është kthye kurrë. Është mbytur atje. Nga Halabaku ishte Fejzë Rafuna, që është kthye i shaktërruar tërsisht. Ai tregonte: “Posa donte një i ri të çlodhej pak, qoftë pa peshë, qofë me peshën e gurëve, e qëllonin me çekiq në kokë dhe e mbysnin”.

Nga Gërdovci ishte dërguar Meha, baba i Shahinit të Manit, që s’është kthye më. Asllani, Rrahmani, Rama i Qeles, Sheqiri i Doles, Rexhepi i Sahitit, Ali Retkoceri, Lami i Shabanit (babai i Sahitit të Lamit) etj.

Rasti më tragjik ishte edhe ai i dy vëllezërve nga Hertica, Azem dhe Muharrem Behluli, të cilët u morën me dhunë në vitin 1916 dhe u dërguen në varrin e madh që ishte bërë gati për shqiptarë dhe quhej Kërçovë. Shkuan dhe nuk u kthyen më kurrë, duke lënë familjen me një dhimbje të madhe dhe me shpresën se një ditë do të kthehen…..Por ajo ditë nuk ndodhi.

Nga Batllava ishte dërguar Daut Rukovci, i cili ka vdekur atje. Ka lënë për pasardhës dy djem. Atje ka qenë edhe një pjestar i familjes Statovci, por nuk ia dinim emrin dhe as që dihet a është kthyer i gjallë.
Nga Orllani mbahet mend të ketë qenë në Kërçovë Adem Spanca. Ka pasur edhe shumë të tjerë, por këtu në facebook të shkruhet për ta, na duhet hapsirë e madhe. ” E falenderoj autorin Adem Ajvazi për këto dhe shumë shenime tjera që i ka sjellë në librin e tij: “Podujeva – Themelimi i qytetit 1912-1945”.

Gjithashtu dua ta falenderoj Dr. Ilmi Veliun, doktor i shkencave të Historisë dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës që ka shkruarë për Varret e shqiptarëve të Kosovës, vrarë nga bullgarët gjatë viteve 1914-1918

Në vazhdim po ju tregoj se përgjatë hekurudhës së vjetër Gostivar-Kërçovë, në shumë fshatra si: Drogomisht i vogël, Jagoll, Berikovë, Prapadisht, Tuhim, Haranjel, Zajas etj ka varreza të kosovarëve të vrarë e të djegur nga okupatori bullgar. Këto varreza janë mbuluar me therra dhe nuk ka kush të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre.

Simbas rrëfimeve nga të moshuarit e fshatit tim Zakut, shumë lehtë mund të ndodhë që edhe trupi Bislim Thaçit (1885-1918) nga fshati Zakut, babgjyshi i kusherinit tim Osman Thaqi, ka mbetë diku në varret e Kërçovës!

Hekurudha e vjetër, hekurudha e vdekjes është mbyllë në vitin 1964, pasi që janë ndërtuar tunelet për hekurudhën e re Gostivar-Kërçovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close