Rezultatet e para për vaksinën e kancerit të mëlçisë rezultojnë pozitive

ATSH-ANSA/ – Pas shtatë vitesh eksperimentesh ndërkombëtare nga ”Hepavac”, të koordinuar nga Instituti i Kancerit në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës kundër kancerit të mëlçisë, të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.

Në tetor 2018 pacienti i parë u vaksinua me ”Hepavac”, vaksina e parë e testuar aktualisht kundër kancerit të mëlçisë, e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.

Efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar janë minimale.

Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese dhe vendosin themelet për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”.

“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin trajtimi terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, thekson Buonaguro.

”Përgjigjja imunologjike e pacientëve ishte e rëndësishme me induksionin e qelizave T, specifike për antigjenet e vaksinës. Për më tepër, të dhënat paraprake tregojnë një rritje të periudhës pa sëmundje në pacientët e vaksinuar”, shton ai.

Qëllimet e radhës janë rritja e përgjigjes imunogjene të formulimit të vaksinës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close