Ukraina rekruton vullnetarë për t’u përballur me ofensivën ruse

Ukraina po përgatitet për një fazë të re të luftës, pasi priten përleshje të ashpra në lindje të vendit. Ushtria Ukrainase është duke rekrutuar trupa shtesë për t’u përballur me trupat ruse.

Zachar, 34-vjeçar, ende nuk është thirrur, por ai tani po del vullnetar për t’u bashkuar me ushtrinë. Ai jeton në një periferi të Kievit. Gruaja e tij, djali i tij 6-vjeçar dhe vajza 9-vjeçare janë zhvendosur në një vend më të sigurt në perëndim të Ukrainës. Ai tashmë i ka bërë gati veshjet ushtarake dhe e ka paketuar çantën për t’iu bashkuar ushtrisë. Zachar pa vetë pasojat e mizorive në vendet e shkatërruara Borodyanka dhe Bucha.

“Kur njerëzit hyjnë në shtëpitë e tyre hidhen në erë. Ata kanë edhe makina larëse të bllokuara. Kur i hapni ato shpërthejnë. Kjo ka për qëllim vrasjen e civilëve”, ka rrëfyer ai.

Urrejtja e tij ndaj ushtrisë ruse shkon thellë. Në rajonet ku rusët janë larguar, civilët janë ende në shënjestër të kurtheve.

“Kam qenë në Borodyanka dhe Bucha, kam parë se si civilët e paarmatosur janë bombarduar. Rrënojat nuk janë pastruar ende. Ata ende po gjejnë trupa nën rrënoja. Ky është motivimi im më i rëndësishëm”, ka shtuar Zachar.

Para se të largohet, ai ka telefonuar familjen e tij. Djali dhe vajza e tij nuk e dinë se ai do t’i bashkohet ushtrisë. “Lufta sigurisht që do të përfundojë me fitore për Ukrainën. Kjo është e qartë për të gjithë tani. Ne kemi një komb shumë të fortë. Për shkak të forcës sonë do të fitojmë. Ne luftojmë në tokën tonë, mbrojmë shtëpitë e familjeve tona. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë akte heroike nga ushtarët tanë”, është shprehur tutje ai.

Ai nuk e di ende se ku do ta dërgojë ushtria. Por ka të ngjarë që ai të shkojë në Donbas, ku pritet një ofensivë e madhe ruse.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close