Kievi: 20 600 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

Rreth 20 600 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore pa pilot, 790 tanke, 2 041 automjete të blinduara dhe 381 sisteme artilerie”, sipas përditësimit të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Gjithashtu, janë shkatërruar rreth 130 sisteme të shumëfishta raketahedhëse ruse, 1 487 automjete, 76 tanke karburanti, 67 sisteme kundërajrore dhe shtatë anije”, shtoi ushtria ukrainase.

“Të paktën 1 982 civilë janë vrarë dhe 2 651 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri më tani”, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë.

“Mbi 4.8 milionë ukrainas janë larguar në vende të tjera, ndërsa mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit”, sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatët./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close