Rikthehet përpunimi i drithërave në portin e Durrësit

ATSH/ Në portin më të madh në vend ka nisur mëngjesi i sotëm procesi i shkarkimit të 6,194 tonë grurë.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, sasia e grurit ka mbërritur në portin e Durrësit një ditë më parë me anijen “Raptor”.

Anija tregtare është akostuar në molin 2, pas lundrimit disa ditor nga Iskenderun, Turqi.

Në portin e Durrësit po përpunohet edhe anija “Seacon 8” me 12 000 tonë koncentrat kromi, ndërsa është në pritje për t’u përpunuar anija “Dona Ble” me 8 500 tonë Klinker.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.839,6 mijë tonë, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me vitin 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte është rritur me 8,6 %, krahasuar me vitin 2019.

Në dymujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 644.7 mijë tonë. Përgjatë periudhës janar-shkurt, mallrat e eksportuara me det zënë 53,2 % të vëllimit, ndërsa mallrat e importuara përmes detit zënë 48,7 % të vëllimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close