Në Krujë, fluks turistësh të huaj në prag të sezonit turistik

Në Krujë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik zgjojnë interes të veçantë të turistëve vendas e të huaj, të cilët mbeten të mahnitur nga historia dhe tradita shqiptare.
Kruja është kthyer tashmë në një qytet me turizëm gjithëvjetor, i favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja gjeografike dhe peizazhi i bukur malor që ofron natyra me bimësi të larmishme.
Sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e parë të këtij viti, dy muzetë në Krujë u vizituan nga 5 mijë vizitorë nga 3400 që u shënua në 2021-shin.
Qyteti i Krujës është një nga destinacionet kryesore të turistëve në Shqipëri. Zona turistike Pazari i Krujës është cilësuar monument kulture i kategorisë së parë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend në çdo stinë të vitit.
Krahas Pazarit, qyteti i Krujës ofron edhe vende të tjera interesante për t’u vizituar nga turistët, ku ndër të tjera mund të përmendet kalaja, apo edhe bujtinat e ndryshme agroturistike që ofrojnë ushqime tradicionale mjaft tërheqëse në ambiente me peizazhe piktoreske.
Comments are closed.