Ish Gjenerali Clark pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Në komunikatën e lëshuar nga kryeministria, shkruan se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe investitorë të huaj, u bisedua për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura nga qeveria. Gjenerali Clark e uroi kryeministrin për të arriturat e deritanishme dhe shprehu mbështetje për synimet e qeverisë.

Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit. Ministrja Rizvanolli foli për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

U ritheksua angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close