Katër kompanive të naftës u pezullohen lejet e importit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë të martën se Dogana e Kosovës ka gjetur te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës parregullsi që rrezikojnë cilësinë e produkteve.

Në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, Hajdari ka thënë se Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet këtyre subjekteve.

“Dogana ka pezulluar autorizimin, përkatësisht nuk ua ka vazhduar autorizimet katër subjekteve . Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara, si dhe ju kanë shmangur akcizës duke deklaruar rrjedhimisht përbërjen e produktit. Këto veprime e mosveprime përbejnë shkelje të ligjit, andaj duk u mbështetur në fakte që ka konstatuar Dogana, ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekte me leje për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final si dhe shitjen me shumicë të produktit final që është vaji i rëndë ose mazutit”, është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se njërit subjekt i kanë pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda, e ndaj po të njëjtit subjekt po zhvillojnë procedura për mashtrim në cilësinë e karburanteve që ua ka shitur institucioneve publike.

Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur ndonjë interes për vendin.

“Dogana e Kosovës bazuar në licencat që Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka lëshuar ndër vite autorizime të cilat kanë mundësuar që dy komponentë të ndryshëm të vajrave të rënda të përzihen me një proces, i cili mundëson që të ulë përqindjen e sulfurit në norma të lejuara për përdorim në treg. Ndër vite ka pasur vështirësi të mbikëqyrjes në këtë pjesë dhe janë evidentuar edhe shkelje, mirëpo nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë veprim i cili e adreson këtë rrezik. Kodi doganor ka mundësuar për subjektet që krijojnë vlera për ekonominë që të lejojë në procedurë të pezullimit të taksave të prodhohen produkte sikur këto, mirëpo me kusht që kjo të jetë në interes ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close