Maqedonia V. heq testet Covid-19 për hyrje-dalje në këtë shtet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka marrë sot disa vendime që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve të huaj nga ky shtet dhe drejt këtij shteti.

Korrespodenti i RTK-së në Shkup, Besnik Iseni, raporton se në mbledhjen e sotme, Qeveria e shtetit fqinj ka shfuqizuar detyrimin e posedimit të çertifikatës së vaksinimit, testet negative PCR dhe antigjen, për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj, gjatë hyrjes në këtë vend. Gjithashtu, Qeveria në Shkup ka miratuar edhe heqjen e masës për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura, në përjashtim të spitaleve dhe transportit publik. Këto masa lehtësuese vijnë pas përmirësimit të situatës me Covid-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close